Bylis bën dy goditje, zyrtarizon Mbellën dhe Asanin

0
SHPËRNDAJE

imageSuperiorja/ Bylis arrin të bëjë një tjetër goditje në merkato. Drejtuesit e klubit kanë arritur marrëveshjen Emmanuel Mbella, i cili tashmë është zyrtarisht lojtar i Bylis. Lojtari pas disa ditësh provë duket e se ka bindur trajnerin Agim Canaj për aftësitë e tij, dhe ai ka hedhur firmën mbi kontratë. Mbella u aktivizua në disa takime miqësore me ekipin ballshiot, dhe ka dhuruar disa paraqitje të mira. Ai është prezantuar zyrtarisht edhe me fanllën e Bylis nga menaxheri i tij në Facebook, Luan Kadriu.

imageGjithashtu edhe një tjetë afrim është zyrtarizuar tek Bylis. Bëhet fjalë për shqiptarin nga Maqedonia, Xhelil Hasani, aktualisht 19-vjeç. Asani konsidetohet si një nga lojtarët më premtues në shtetin fqinj. Hasani ka luajtur me Gostivarin dhe Napredakun në sezonin e fundit.

Të dy këta lojtarë kanë nënshkruar kontrata 3-vjeçare me ballshiotët.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.