Bylis e sheh si finale Tiranën

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Ekipi i Bylis
Ekipi i Bylis

Skuadra e Bylisit kërkon patjetër fitore ndaj bardhebluve në “Adush Muca”. Ekipi i drejtuar nga Adnan Zildzovic, është vetëm një pikë larg Flamurtarit që do të udhëtoj drejtë Lacit. Duke kërkuar të përfitojnë në këtë këndvështrim ballshiotët nuk duan ta “falin” Tiranën dhe kërkojnë impenjim maksimal.

Ndërkohë që këtë fakt e forcon akoma më shumë mesfushori Flamur Tahiri, i cili për “Sport Ekspres” i ka bërë të qarta synimet e Bylisit në këtë sfidë: “Kundërshtarin e vlerësojmë, por do ta mundim. Tirana s’do të ketë shanse në Ballsh, pasi do t’i mundim. Ne e kemi më shumë se një finale këtë ndeshje. Tiranën në dy ndeshjet e para e kanë ndihmuar arbitrat. Por kësaj here s’do të ketë shans as për Tiranën as për gjyqtarët. Jam i bindur se do e thyejmë Tiranën, madje e di që ata e kanë frikë fushën tonë. Të dielën luajmë ndeshjen e karrierës dhe bardhebluve do t’u dalim në ëndërr.”

S'KA KOMENTE

Comments are closed.