Bylis goditje “in-extremis”, firmos sulmuesi brazilian Seara (Video)

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Ronaille Calheira Seara
Ronaille Calheira Seara

Superiorja/ Bylis e ka mbyllur merkaton duke zyrtarizuar edhe afrimin më të fundit në merkato. Bëhet fjalë për sulmuesin brazilian Roneilla Calheira Seara, i cili shihet si shpëtimtari i ekipit ballshiot në repartin ofensiv. Mbrëmjen e së hënës braziliani ka nënshkruar kontratën me Bylis, dhe tashmë është zyrtarisht një lojtar i ekipit të drejtuar nga Agim Canaj. Ai do të vihet menjëherë nën urdhërat e trajnerit vlonjat, pasi emergjenca në këtë repart e bën të domosdoshme këtë gjë. Calheira Seara ka një “CV” mjaft të pasur teksa ka luajtur në kampionatin brazilian por edhe atë kolumbian. Bylis ka bërë nje goditje mjaft të mirë në këtë merkato, teksa kishte vërtete shumë nevojë për një sulmues me potencial për të sjellë golat që mungojnë tek ballshiotët.

Skeda
Emri: Roneilla Calheira Seara
Pozicioni: Sulmues
Datëlindja: 23/3/1984
Vendlindja: Brazil
Gjatësia: 180 cm
Ekipet e mëparshme: Colo Colo, Deportivo Quindio, America de Cali, The Strongest, Yanbian Baekdu, etj.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.