Bylis i “cunguar” ndaj Vllaznisë

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ Skuadra e Bylis vijon të mbetet një “kockë e fortë” në luftën për mbijetesë. Ballshiotët që në merkaton e dimrit formuan një ekip tepër të fortë, tashmë kanë mundësinë e tyre që të realizojnë objektivin. Edhe pse kan kaluar disa javë nga fitorja e tyre e fundit, por Bylis ka marrë disa rezultate pozitive ndaj skuadrave pretendente dhe rivale. Ndeshja e radhës për skuadrën ballshiote do të jetë ajo ndaj rivalëve të drejtpërdrejtë në luftën për mbijetesë ndaj Vllaznisë. Bylis do të presë në “Adush Muçaj” shkodranët në një përballje ku ajo që vlen është vetëm fitorja.

Ekipi i Bylis gjatë një ndeshje
Ekipi i Bylis gjatë një ndeshje

Gjërat nuk janë aq mirë në kampin e kësaj skuadre, teksa trajneri Adnan Zildzovic do të vuajë mungesën e të paktën 5 lojtarëve të tij titullarë, shumicën prej tyre në repartin e mbrojtjes. Ata që do të mungojnë janë portieri Stivi Frashëri, mbrojtësit Simić, Dukić, Alla si edhe mesfushori Peposhi. Ajo që bie në sy është fakti se të gjithë këta lojtarë do të mungojnë për arsye kartonësh në këtë përballje. Në lidhje me mungesën e Albi Allës, klubi i Bylis ka bërë një kërkesë në FSHF duke kërkuar që atij t’i hiqet kartoni i verdhë i marrë në ndeshjen ndaj Flamurtarit pasi ai nuk kishte shkaktuar asnjë faull dhe u ndëshkua gabimisht nga arbitri kryesor, Andi Koci.

Mungesat e Bylis ndaj Vllaznisë:

1.Frasheri
2.Peposhi
3.Simic
4.Dukiç
5. Alla

S'KA KOMENTE

Comments are closed.