Bylis kërkon suksesin në shtëpi

0
SHPËRNDAJE

Ekipi i Bylis gjatë një ndeshje
Ekipi i Bylis gjatë një ndeshje

Pikërisht ndaj Kukësit ka nisur edhe aventura e trajnerit Adnan Zildzovic, në krye të Bylisit. Asokohe fitonte lehtë skuadra vendëse, por tashmë muzika ka ndryshuar. Nuk është më ai Bylis i sapo formuar në janar, me shumë zëvëndesime. Lojtarët janë rikthyer pas pezullimeve që ndikuan në humbjen me Vllazninë, ata janë ambjentuar me njëri-tjetrin dhe kanë treguar se mund të mposhtin edhe skuadra elitare. Nuk do të jetë aspak e lehtë për Kukësin, edhe pse gëzon në formë relativisht të mirë. Ndeshja në “Adush Muca” pritet të dhuroi spektakël dhe “fair-play” nga të dyja palët.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.