Bylis-Laci 1-0/ Ballshiotët i falen Vareas

0
SHPËRNDAJE

Bylis – Laçi 1-0

Golat: Varea 90+1′

Bylis: Frashëri, Dukić, Alla, Simić, Peposhi, Muskaj, Bilali, Gava, Varea, Izucuku, Hoxhaj. Trajner: Adnan Zildzovic

Laçi: Selmani, Souza, Buljan, Gjoni, Sefgjini, Gocaj, Veliaj, Zefi, Musaj, Dosti, Nimani. Trajner: Ramadan Ndreu


Bylis - Laci ne "Adush Muca"
Bylis – Laci ne “Adush Muca”

Pjesa e pare

Ndeshja midis Bylisit dhe Lacit ka vite që është e ndezur për vetë raportet e dy skuadrave dhe drejtuesve të saj. Edhe ky takim s’kishte si mos të kopjonte në një farë mënyrë paraardhësit e tij.

Bylisi është më kërkues dhe hidhet në sulm, bënë presing ndaj kundërshtarit dhe i afrohet golit në disa momente me Bilalin dhe Varean. Ndërkohë që Laci mbrohet mirë ku dallon Buljan me shtatlartësin e tij, ndërsa në krahët Gocaj në të majtë dhe Buljan nga e djathta janë të rrezikshëm. Cuditërisht trajneri Ndreu ka lënë Cetkovic për arsye ende enigmatike. Ndërkohë që në fundin e pjesës së parë Dosti lë fushën i detyruar dhe aktivizohet pikërisht sulmuesi nga Mali i Zi. Nga ajo që shihet në pjesën e parë, duket qartë se është Bylisi që e ka fjalën e parë në këtë ndeshje, ndërkohë që me zgjuarsi është Laci që mbrohet mirë dhe kundërsulmon. Fraksioni i parë i ndeshjes është mbyllur me rrjeta të paprekura 0-0.

imagePjesa e dyte

Në pjesën e dytë ka shumë tension gjatë ndeshjes. Ndërhyrje të forta shoqërojnë takimin. Gjithashtu ka edhe përplasje të lehta fizike dhe nervozisëm midis lojtarëve. Bylis ka mundësi shënimi me Bilalin, por godet jashtë shqiptari nga Maqedonia.

Për minuta të tëra Bylisi tenton fitore, madje zëvëndëson një sulmues si Mbella me një mbrojtës si Simic, por sërish mungon goli deri në fundin e takimit. Por do te jete Varea qe shenon nje gol te bukur nga goditja denimit duke i dhene nje fitore te rendesishme Bylisit ne fundin e sfides. Takimi mbyllet 1-0 per Bylisin qe tashme ka shanse reale mbijetese.

Per te sinjalizuar nje karton i kuq i pa akorduar nga kryesori Beqirini kur Nimani ne pjesen e dyte kreu nje nderhyrje horror ndaj Dukic te Bylisit, por kryesori akordi vetem kartone te verdhe.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.