Bylis merr një brazilian për sulmin (Video)

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Ronaille Calheira Seara
Ronaille Calheira Seara
Superiorja/ Ekipi i Bylis nuk e ka mbyllur ende merkaton për këtë sezon, përkundrazi vazhdon të jetë aktive në afrimin e lojtarëve. Tek ballshiotët sot vjen edhe një sulmues brazilian i cili do të firmosë dhe më pas do të jetë pjesë e Bylis për sezonin e ri. Bëhet fjalë për sulmuesin Ronaille calheira Seara.

Lojtari ka dalë nga ekipet zinxhir të Atletico Mineiro teksa ka një “CV” mjaft të pasur. Ai ësht aktivizuar kryesisht në kampionatin brazilian dhe atë kolumbian, duke patur një ecuri të mirë. Me afrimin e tij ekipi mallakastriot përforcon akoma më shumë sulmin për këtë sezon duke parë edhe konkurencën e madhe që ka Superliga këtë sezon. Pritet që braziliani të marrë përsipër sulmin e Bylis, i cili u pa qartë që në ndeshjen ndaj Kukësit kishte probleme.

Skeda
Emri: Roneilla Calheira Seara
Pozicioni: Sulmues
Datëlindja: 23/3/1984
Vendlindja: Brazil
Gjatësia: 180 cm
Ekipet e mëparshme: Colo Colo, Deportivo Quindio, America de Cali, The Strongest, Yanbian Baekdu, etj.

Video e lojtarit

Lulzim Doshlaku
Lulzim Doshlaku
Gjithashtu veç sulmuesit brazilian tek Bylis pritet edhe një rikthim. Bëhet fjalë për mesfushorin Lulzim Doshlaku, i cili ka qënë pjesë e Bylis para dy sezonesh. Pasi ekipi ballshiot u përjashtua nga Superliga, Doshlaku u larguar ku u aktivizua në kampionatin serb. Sezonin e fundit ai ishte pjesë e Ferronikelit ku u shpall kampion në Superligën e Kosovës “Raiffaisen”. Duket se palët kanë arritur një akord për rikthimin e tij, ku ai do të jetë sërisht pjesë e Bylis në Superiore.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.