Bylis nuk njeh blof, tre gola Sopotit dhe presion Lushnjës

0
SHPËRNDAJE
Loading...

U luajt sot ndeshja hapëse e javës së 17-të të Kategorisë së Parë në Grupin B mes Sopotit dhe Bylisit. Takimi i zhvilluar në stadiumin “Redi Maloku” në Fushë-Krujë u fitua nga ballshiotët me rezultatin e pastër 0-3.

Renato Hyshmeri zhbllokoi rezultatin në minutën e 56-të, ndërkohë që Aldo Mitraj dyfishoi në të 90-tën. Në shtesë, ekzaktësisht në të 93-tën, është sërish Hyshmeri me një penallti vulosi triumfin e miqve dhe dopietën personale.

Me këtë sukses skuadra ballshiote ngushton në vetëm tri distancën e pikëve nga Lushnja kryesuese që të shtunën në orën 14:00 do t’i bëjë vizitë Apolonisë në kryendeshjen e javës. Kurse librazhdasit mbetet i parafundit me 15 pikë, dy më shumë se Elbasani, dhe rrezikon seriozisht rënien nga kategoria.

Po ashtu Sopoti duhet të bëjë edhe pa portierin Ibrahim Bejte, i cili sot pësoi një dëmtim të rëndë. /minuta90.com/

Sopoti-Bylis 0-3

Golat: Hyshmeri 56’, 90’+3, Mitraj 90’

S'KA KOMENTE

Comments are closed.