Bylis pa trajner, largohet Zildzovic

0
SHPËRNDAJE

Adnan Zildzovic
Adnan Zildzovic

Superiorja/ Pas rënies thuajse të sigurtë nga Superiorja, skuadra e Bylis ka marrë edhe një tjetër goditje. Ballshiotët do të udhëtojnë në transfertën e fundit thuajse të dorëzuar edhe pse në lojë i mban një llogari e çmendur nga rregullorja e FSHF.

Pavarësisht kesaj, kjo gjë nuk sjell shumë shpresa për ekipin ballshiot i cili tashmë me shumë gjasa do të rikthehet në Kategorinë e Parë. Por tashmë Bylis ka humbur edhe trajnerin e saj. Adnan Zildzovic është larguar nga pankina e skuadrës mallakastriote.

Duke parë faktin që shanset për Bylisin që të mbijetojë janë vërtet të pakta, palët kanë prishur marrëveshjen mes tyre dhe tashmë Zildzovic është larguar për në vendlindjen e tij. Edhe pse trajneri boshnjak zhvilloi një punë tepër të mirë tëk Bylis, kjo skuadër përsëri nuk arriti dot të sigurojë mbijetesën.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.