Bylis paralajmëron vetëgjyqësi!

0
SHPËRNDAJE

agron kapllanaj“Në ndeshjet e fundit ka pasur 4000 tifozë dhe arbitrat s’duhet të bëhen provokator. Nuk vazhdohet në këtë mënyrë. Ne po mundohemi të qetësojmë tifozët në cdo ndeshje, por kështu sic po ndodh, ne do të shkojmë në vetëgjyqësi. Nuk tolerojmë me asnjë!” Janë këto fjalët e rënda të presidentit të Bylisit Agron Kapllanaj për të përditshmen sportive Sport Ekspres.

Ekipi i Bylis gjatë një ndeshje
Ekipi i Bylis gjatë një ndeshje

Duket se penalltia e akordua në sfidën e Korcës nga gjyqtari Hamiti ka irrituar palën ballshiote. “Penallatia në Korcë ishte qesharake. Nuk e di cfarë të them, ishte basketboll ajo marrje e topit me dorë, apo cfarë? Një gabim trashanik i gjyqtarit kryesor që ishte shuëm afër aksionit, por edhe anësorit.” – Vazhdon më tej Kapllanaj. Ndërkohë që Kapllanaj thotë se Hamiti, një arbitër i ri i Kategorisë Superiore, po dëmton jo për herë të parë Bylisin. Një gjë të tillë ai e ka bërë edhe ndaj Kukësit, Teutës, madje edhe ndaj Tiranës dhe Partizanit.

Ballshiotët dhe presidenti Kapllanaj janë të bindur se Bylisi me forcat e tij qendron në Superiore, vetëm nëse ka ndikime jashtë fushe do të ndodh e kundërta. Bylis sygjeron arbitra të huaj dhe i bënë me dije federatës se është i gatshëm edhe të paguaj. “Unë jam gati që për të përmirësur imazhin e garës, bashkë me FSHF-në, të shpezojmë më shumë dhe të marrim iniciativën që të sjellim edhe gjyqtarë të huaj në kampionatin tonë, për të rritur nivelin e gjykimit dhe të garës. Do të ishte vërtetë efikase.”

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.