Bylis përgatit bojkotin !

0
SHPËRNDAJE

Ka një irritim të klubit Bylis kundrejt federatës dhe komisioneve përkatëse, të cilat sipas Bylisit po veprojnë pas shpine për të dëmtuar skuadrën e  tyre. Rasti i lojtarit Albi Alla, që u ndëshkua me karton të verdhë në ndeshjen e Vlorës, por në fakt faullin e shkaktoi Mucaj, ka dërguar ballshiotët për ta apeluar këtë ndëshkim. Sipas tyre në fillim i është komunikuar se Alla mund të aktivizohet, ndërsa më vonë….


 

Deklarata

KF Bylis

kerkese

Skandal me çështjen Alla,
Disiplina e fal, FSHF e fsheh!

Ditën e premte është mbledhur Komisioni i Disiplinës me kryetar Eno Bushin, i cili ka marrë në shqyrtim edhe çështjen e lojtarit të Bylisit, Albi Alla, të cilit bazuar në rregullore, por edhe në pamjet filmike, iu hoq kartoni i marrë në ndeshjen me Flamurtarin dhe iu ngarkua Ledion Muçajt me nr. 17. Për këtë vendim, klubi i Bylisit është njoftuar me sms, nga zyrtarë të FSHF-së, por edhe gojarisht, menjëherë pas mbledhjes ku është pranuar heqja e kartonit për mesfushorin Albi Alla dhe se lojtari do të luante në sfidën me Vllazninë. Mirëpo, të shtunën, (dje), sekretari ka komunikuar që në klub të vi vendimi me e-mail, klubit i është thënë po nga zyrtarë të FSHF-së se lojtari nuk duhej që të luajë, madje ky inskenim është bërë qëllimsht për të dëmtuar skuadrën e Bylisit, duke fshehur vendimin. Për ne si klub, nuk bëhet fjalë nëse luan apo jo, por është një padrejtësi e cila bëhet qëllimisht për të dëmtuar Bylisin para ndeshjes me Vllazninë. Klubi, ka sms-nga zyrtarë të federatës, ku i është dhënë “OK”-i ditën e premte se çështja e Allës është zgjidhur dhe lojtari duhet që të luajë ndaj Vllaznisë, pasi kartoni i është hequr dhe ky është një skandal i radhës i zyrtarëve të FSHF-së ndaj Bylisit. Ndaj edhe ne si klub, po reagojmë, ndaj këtyre prapaskenave të cilët po na dëmtojnë vazhdimisht, për të vënë në dijeni edhe kreun e FSHF-së, z.Armand Duka, se kush i bën këto pabesi në dëm të skuadrës sonë. Duam të demaskojmë këto skandale dhe duam të dimë, që kush është ajo dore e fshehtë që vepron kundra Bylisit dhe që me çdo kusht dëshiron të shpëtojë Vllazninë?!
REVOLTA E QYTETIT – Çështja e Albi Allës, ka shkaktuar indinjatë, jo vetëm te trajneri që lojtarin, pas “OK-it të dhënë nga njerëzit e FSHF-së e kishte planifikuar në formacion, por edhe tek klubi, bordi dhe tifozët të cilët janë të shokuar! Ndaj edhe në qoftë se nuk zgjidhet ky problem, deri pak orë para ndeshjes me Vllazninë, skuadra nuk do të hyj në fushën e lojës, për të kërkuar drejtësi, për padrejtësitë që po i bëhen javë pas jave!

Rasti Hoxhaj

Në ndeshjen me Laçin, Ardit Hoxhaj i Bylisit është penguar në zonë nga një mbrojtës vendas, por edhe pse ka pasur faull, sulmuesi i Bylisit ka marrë kartonin e dytë të verdhë, madje jo vetëm që s’u dha penallti, por edhe Hoxhaj u ndëshkua dhe ekipi u la me dhjetë lojtarë. Klubi ankimoi vendimin dhe në FSHF iu është komunikuar që kartoni hiqet, vetëm në rast se i jepet lojtarit të gabuar që nuk merr pjesë në faull. Mirëpo, edhe pse rasti Alla është i tillë, Disiplina e fali dhe dikush në fshehtësi në FSHF anuloi vendimin.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.