Bylis, pritet reagimi ndaj Teutës

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ Humbja në shifra të thella, por edhe rezultatet e Bylisit në këto 5 javë të para të kampionatit nuk kanë justifikuar aspak investimin serioz të familjes Kapllanaj. Vetëm 1 pikë në 5 javë kampionat është jashtë çdo parashikimi për presidencën ballshiote. Lojtarët e afruar në këtë sezon janë me eksperiencën e duhur për të dërguar Bylisin drejtë suksesve, por dicka e tillë ka munguar në këtë start të kampionatit. Ndeshja e rradhës ndaj Teutës në kampionat pritet të jetë tepër e rëndësishme për ballshiotët. Presidenca e Bylisit pret të shikojë reagimin e skuadrës në “Niko Dovana” ndryshe situatat do të përkeqësohen në rast të një rezultati negativ. Në pozicion të vështirë është edhe trajneri Agim Canaj, i cili është shprehur se e ardhmja e tij mbetet në duart e presidentit.
12047140_919736981397357_6370121043903776553_n

S'KA KOMENTE

Comments are closed.