Bylis shpreson tek mbijetesa

0
SHPËRNDAJE

Adnan Zildzovic
Adnan Zildzovic

Speciale Bylis/ Me 7 pikë të grumbulluara në 5 javët e fundit janë një tregues më se i qartë se ky Bylis i ka të gjitha mundësitë për të siguruar qëndrimin në Kategorinë Superiore edhe për sezonin e ardhshëm. E thjeshtë nuk do të jetë pasi ballshiotët luftojnë me dy emra të mëdhenj të futbollit shqiptar si Vllaznia dhe Flamurtari, por në futbollin e sotëm sado  peshë të ketë fanella janë futbollistët ata që  bëjnë diferencën.

Përforcimet që ka kryer Bylis në merkaton e Janarit deri tani kanë rezultuar të goditura dhe kjo është një e dhënë shumë e rëndësishme që të bën të besosh se formacioni i drejtuar nga trajneri boshnjak Adnan Zildzovic ka shanse të mira për të arritur objektivin mbijetesë.

Që Bylis i fazës i tretë të kampionatit është një skuadër me shumë më tepër potencial dhe cilësi se ai i pjesës së parë të sezonit kjo u vu re qartë në ndeshjen e fundit të kampionatit ndaj Skënderbeut ku ballshiotët ishin shumë pranë fitores duke u barazuar vetëm në fund nga kampionët. Në sfidën ndaj korcarëve Bylis kishte tre mungesa të rëndësishme për arsye skualifikimi sic ishin  sulmuesi Ardit Hoxhaj, mesfushori Mbella dhe mbrojtësi Julian Brahja por pavarsisht kësaj trajneri Zildzovic arriti të hidhte në fushë një skuadër që për pjesën më të madhe të kohës dominoi në lojë dhe rezultat Skënderbeun.

Në Janar Bylis përvec afrimit të trajnerit Zildzovic u përforcua me lojtarë të tillë si Stivi Frashëri në portë, Julian Brahja, Dusko Dukic, Amir Bilali, Samir Sahiti e Albi Alla në mbrojtje, braziliani Edmilson në mesfushë apo nigeriani Izucuku e argjentinasi Varea në sulm, të gjithë futbollistë cilësorë të cilët i kanë dhënë menjëherë një dorë skuadrës në garën për mbijetesë.

Në 5 javët e para të fazës së tretë që përkojnë me rifillimin e kampionatit pas pauzës dimërore, Bylis ka grumbulluar po aq pikë sa Flamurtari 7 dhe 2 më shumë se Vllaznia që është ndalur në kuotën e 5 të tillave. Në këto 5 javë skuadra ballshiote arriti të thyente edhe tabunë transfertë në këtë sezon duke marrë fitoren e parë jashtë fushës së saj pikërisht në Lac, dhe në krahasim me dy rivalët direktë për mbijetesë Flamurtarin dhe Vllazninë ekipi i Zildzovic është i vetmi që ka marrë një trepikësh jashtë shtëpisë së tij, në këtë fazë të kampioantit.

20 pikë kanë ballshiotët në renditje po aq sa edhe Vllaznia e Flamurtari por në Shkodër dhe Vlorë duhet të ndihen me të vërtetë të friksuar sepse ky Bylis tremb, madje shumë më tepër nga sa mund të kishin menduar drejtuesit e Flamurtarit dhe Vllaznisë./supersport

S'KA KOMENTE

Comments are closed.