Bylis-Skënderbeu 1-4/ Kuqebardhët thyejnë edhe “ferrin” Bylis (Video)

0
SHPËRNDAJE

Bylis-Skënderbeu 1-412047140_919736981397357_6370121043903776553_n

Bylis: Ruçi, Shoshi, Diakite, Basriu, Peposhi, Haliti, Gava, Adenkule, Mbella, Hyshmeri, Pepa. Trajner: A. Canaj.

Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Radas, Jashanica, Arapi, Shkëmbi, Lilaj, Progni, Berisha, Olainka, Salihi. Trajner: M. Josa.

Golat: Olainka 3′, Lilaj 52′, Salihi 64′, Latifi 83’/ Ronaile 79′

 

Arbitra: Enea Jorgji, Astrit Mahmuti (Elbasan), Renato Malaj.

 

Komenti

Ishte prej kohësh një “ferr” i vertetë stadiumi “Adush Muca” për të besuarit e Mirel Josës. Por kësaj here historia ishte krejt ndryshe. Skënderbeu dominon takimin. Madje shumë shpejtë kalon në avantazh me anë të ishit Olainka, i cili përfiton nga një gabim i Halitit dhe shënon 0-1 në favor të miqve. Ndeshja vazhdon e luftuar, Bylisi ka një rast të pastër me anë të Pepës, por që kur goli dukej tepër i thjeshtë, krejtë në mënyrë të papritur ai gabon. Me gjithë përpjekjet e Bylisit për të barazuar, porta e Shehit mbetet e pa prekur.

Në pjesën e dytë Bylisi kryen disa zëvëndësime, kërkon të bëjë dicka më shumë në sulm, por janë sërish miqtë që dyfishojnë me anë të Lilajt. Bylisi duket i inatosur, por sërish Skënderbeu shënon edhe golin e tretë me anë të Salihit. Braziliani Ronaile ngushton diferencat në 1-3 pas një krosimi nga e majta e Peposhit. Por nuk vonon shumë dhe Skënderbeu shënon sërish dhe kësaj here është Latifi, i sapo futur në fushën e blertë. 1-4 për Skënderbeun dhe tashmë Bylisi duket i dorëzuar. Skënderbeu është tepër i fortë për cdo kundërshtar në Kategorinë Superiore. Kjo ishte fitorja e 5-të në po kaq ndeshje të kuqebardhëve, të cilët konfirmohen si lider të padiskutueshëm të kampionatit tonë.

Në vijim ju ftojmë të ndiqni golat e takimit:

 

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.