Bylis supersticioz, grumbullohet në Poçem

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ Skuadra e Bylis ka nevojë për çdo gjë të mundshme për të fituar ndeshjen vendimtare ndaj Flamurtarit. Për këtë shkak skuadra ballshiote është bërë edhe supersticioze duke përdorur të gjitha që mund të sjellin fat për takimin e nesërm.

Skuadra e Bylis në Poçem
Skuadra e Bylis në Poçem

Drejtuesit ballshiotë kanë vendosur që skuadra të grumbullohet në Poçem, i cili është një vend i famshmëm për të gjithë qytetin e Ballshit pasi në atë vend në vitin 1943 të gjithë patriotët nga qyteti i Ballshit u mblodhën për të luftuar pushtuesit fashistë. Mesa duket kjo është një shenjë që Bylis këtë përballje me Flamurtarin e sheh si një “luftë” për t’u fituar.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.