Bylis-Tirana 0-0/ Barazimi që si shërben askujt

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Bylis – Tirana 0-0

Bylis: Frashëri, Dukić, Bilali, Alla, Peposhi, Gava, Muskaj Tairi, Hoxhaj, Varea, Izucuku. Trajner: Adnan Zildzovic

Tirana: Ed.Bakaj, Smajli, Muça, Teqja, Hoxhallari, Karabeci, Vucaj, Malaj, Muzaka, Fukui, El.Bakaj. Trajner: Ilir Daja

Arbiter: K.Meta


Komenti

Ndeshja midis Bylisit dhe Tiranës në qytetin e Ballshit ka nisur e tensionuar për vetë pozitave të vështira të Bylisit në tabelën e Superiores, por edhe dëshirën e bardhebluve për të qenë pran vendit të tretë duke përfituar nga ndalesa e Kukësit në barazimin ndaj Teutës.

Ndeshja e “Adush Muca”-s është shoqëruar me një luftë të fortë në mesfushë. Ndërkohë që ka pasur edhe zënka mes lojtarëve në momente të ndryshme të pjesës së parë. Rastet deri në minutën e 40 kanë qenë me pikatore. Bylis mbrohet më mirë, nuk i jep shumë hapësira kundërshtarit dhe duhet thënë se ka një epërsi territorial. Ndërkohë që edhe rastin e parë e kanë vendësit, Hoxhaj driblon dy kundërshtar nga e djathta, kroson në zonë dhe aty Varea godet me kokë, por pak mbi trah. Ndërkohë që Tirana nuk ka goditur portën në asnjë moment. Por në minutën e 39 është Hoxhaj sërish nga e djatha që kroson tokazi, aty Varea godet me njëherë brena zone, kur tifozët mendojnë se Bylis ka shënuar, është portiere Edvan Bakaj, që ka bërë mrekullinë në dy kohë, duke shpëtuar portën e tij.

Me rezultatin e bardhë 0-0 mbaron edhe pjesa e parë. Të shohim cfarë do të na dhuroi fraksioni i dytë, teksa Muzaka në minutën e 42 ka lënë fushën e blertë i dëmtuar në vendin e tij i riu Peci.


 

Në pjesën e dytë është Tirana që është më agresive. Bakaj nga një goditje dënimi, ndërkohë më pas edhe dy herë Vucaj tenton të shënoj nga distanca, por në të trija tentativat Tirana nuk arrinë të shënoj. Bylis tenton me ndonjë goditje standarte të shënoj. Ndërkohë që të besuarit e Zildzovic arrijnë të bëjnë presion ndaj Tiranës pas minutës së 60-të.

Trajneri Daja në minutën e 65 largon Vucaj për të aktivizuar të riun Deliaj.

Bylis largon Muskajn për Pepan duke kërkuar fitoren me një formacion tërësisht sulmues në 20 minutat e fundit të takimit.

Në minutën e 70-të është Bakaj që tenton nga distca me të majtën, por mbi kuadrat. 4 minuta më vonë është Hoxhallari që tenton nga distanca, por pret pa probleme Frashëri.

Bylis kryen një tjetër zëvëndësim, largohet Varea në fushë Mbella.

Në minutën e 82 Bakaj tenton nga distanca, topi i devijuar përfundon në duart e Frashërit që pret pa probleme.

Prendi aktivzone vend të Smajlit. Ndërkohë që Izucuku ia lë vendin Simic.

Bakaj shkon pran golit, godet me të djathtën brenda zone, Frashëri nuk zotëron dot topin dhe aty Peci mund të shënonte, por gjyqtari anësor e ka ngritur lart flamurin duke sinjalizuar pozicion jashtëloje.

 

Megjithë rastet e krijuara, Bylis ka marrë një pikë shprese ndaj Tiranës dhe qendron 3 pikë larg Flamurtarit.

Ndërkohë që Tirana ka ende shpresa për vendin e tretë.


 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.