Bylis, Trajneri Mërgjyshi replikon me drejtuesit

0
SHPËRNDAJE


Ish-trajneri i Bylisit, Artan Mërgjyshi, ka replikuar me administratorin e faqes zyrtare të klubit ballshiot në “Facebook”.
Në postimin ku flitej për shkarkimin e teknikut, Mërgjyshi shkruante: “O administrator, më shkarkuat
apo dhashë dorëheqjen për arsyet e mia sipas edhe njoftimit tuaj për shtyp?! E dyta, dështim është
të drejtosh ekipin 10 ndeshje, të fi- tosh 8 dhe të barazosh 2?! Kur rivali direkt Lushnja në po kaq ndeshje ka fituar 7, ka barazuar 2 dhe ka humbur 1, pra Bylisi ka grumbulluar 26 pikë me mua dhe rivali direkt 23 pikë. Faji im ishte që e mora skuadrën me -6 pikë nga rivali dhe tani je vetëm -2?! Gjithsesi, njerëzit që më njohin, gjykojnë vetë, suksese Bylisit”.

Ndërsa faqja zyrtare i përgjigjej duke i kujtuar se Lushnja ishte ndalur nga rivalët dhe
jo nga Bylis. Ndërkaq, në prononcimin e tij për gazetën “Panorama Sport”, Mërgjyshi ka deklaruar
dje se është larguar me mirëkuptim për arsye familjare. Por, komenti që ka bërë lë dyshime.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.