Bylis udhëton drejt Tiranës pa trajnerin

0
SHPËRNDAJE

Ekipi i Bylis gjatë një ndeshje
Ekipi i Bylis gjatë një ndeshje

Superiorja/ Pas lajmit të publikuar se skuadra e Bylis do të bojkotonte kampionatin, vjen edhe zhvillimi më i fundit në lidhje me këtë çështje. Drejtuesit e skuadrës ballshiote kanë vendosur që të udhëtojnë drejt Tiranës për t’u përballur me Partizanin. Ndeshja mes tyre do të zhvillohet mbrëmjen e sotme në orën 19:00 në stadiumin “Qemal Stafa”. Pavarësisht se skuadra u nis drejt Tiranës, me të nuk ka udhëtuar trajneri Adnan Zildzovic. Nuk dihen ende arsyet përse boshnjaku nuk udhëtoi me ekipin, por e rëndësishme është se ndeshja do të luhet.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.