Bylis – Vllaznia 0-1/ Kalaja “pushton” Ballshin

0
SHPËRNDAJE

Bylis – Vllaznia 0-1

Golat: Kalaja 10′

Bylis: Ruçi, Biliali, Lipi, Brahja, Muskaj, Gava, Tairi, Edmilson, Izuçuku, Varea, Hoxhaj. Trajner: Adnan Zildzovic.

Vllaznia: Dragojevic, Pjeshka, Cicmil, Vrapi, Marku, Krymi, Bardulla, Sefa, Çinari, Shtubina, Kalaja. Trajner: Armando Cungu

Gjyqtar: Enea Jorgji, Astrit Mahmuti, Renato Malaj, Ermal Llapra.

Kartone te verdhe: Lipi, Brahja/ Krymi, Dragojevic, Bardulla

 


Komenti

Bylis - Vllaznia, Kalaja feston golin e shenuar.
Bylis – Vllaznia, Kalaja feston golin e shenuar.

Pjesa e parë nis vrullshëm nga të dyja skaudrat. Por nëse Vllaznia ka një grup të plotë, Bylisi është në tension për mungesat dhe zgjedhjet janë më pikatore nga ana e trajnerit Adnan Zildzovic. Pas insistimit të vendësve do të vinte edhe goli i miqve me anë të Kalasë që shënon shumë shpejtë duke i dhënë qetësin disi skuadrës së tij.

Bylis tenton të shënoj, në një moment Edmilson shërben nga e djathta për Varean, por me rrezikun e kanosur në portën e tij Dragojevic largon topin duke e grushtuar fuqishëm. Vllaznia kërkon të afrohet në portën e Rucit, por në dy dalje “gardiani” elbasanas është i sigurtë në daljet e tij duke zotëruar topin. Bylis merr zemër pas minutës së 35, por disa ndërhyrje të forta të shkodranëve, dëmtimet dhe vonesat e lojës, ia ulin ritmin garës.

Në minutën e 41 Vllaznia është e rrezikshme. Sefa kombinon nga këndi dhe kroson, topi mes rrëmujës, kalon të gjithë pasqyrën e portës dhe ndalet në shtyllën e majtë pingule. Shpëton për mrekulli Bylisi na pësimi i golit të dytë.

Varea kundërpërgjigjet. Argjentinasi zotëron topin jashtë zonës së rreptësisë, godet me të majtën në kthesë të plotë, por grushton portieri Dragojevic.


 

Pjesa dytë

Bylis-Vllaznia, mbaron pjesa e pare

Në pjesën e dytë Zildzovic hedh në fushë Mbellën dhe skuadra është më ofensive. Vendësit kërkojnë ti japing ritëm ndeshjes, por shkodrant në cdo përplasje mbeten në tokë duke kërkuar ndihmën e stafin mjekësor. Do të ishte më mirë që në një ndeshje të tillë stafi mjekësor të rrinte i gatshëm në fushën e blertë. Vonesë pas vonese. Futboll efektik shumë pak mund të kronometrosh.

Rastet janë me pikatore edhe pse Bylis kërkon të shënoj. Ndërkohë që Vllaznia kërkon të kundërsulmoj.

Në fundin e sfidës Bylis hidhet tërësisht në sulm, por pa gjetur rrugën e rrjetës. Vllaznia mbrohet me forca të shumta, ndërsa Bylisi sulmon me të njëjtat forca, por nuk ka fuqin goditëse.

Sfida mbyllet në shifrat 0-1 në favor të Vllaznisë, e cila qetësohet në pozitën e saj për mbijetës. Ndërkohë që Bylisi vështirëson situatën dhe mban shpresë në Korcë për një fitore të mundshme të Skënderbeut, ndaj rivalit të tyre Flamurtari.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.