Bylis-Vllaznia, ka përplasje mediatike

0
SHPËRNDAJE

 

Ekipi i Bylis gjatë një ndeshje
Ekipi i Bylis gjatë një ndeshje

Kur pritet që ditën e dielë të zhvillohet një ndeshje e rivalizuar në fushën e blertë midis skuadrave të Bylisit dhe Vllaznisë, “lufta” ka filluar në media. Në fillim ka qenë trajneri Armando Cungu, që ka nxehur gjakrat duke hedhur “shashkën” me deklaratën e tij se Vllaznia si trembet asnjë kundërshtari dhe as Bylisit. Ndërkohë që kundërpërgjigjen ballshiotët, të cilët edhe pse me mungesa dalin hapur në media për fitore duke ia bërë të qartë trajnerit Cungu dhe të besuarve të tij se nuk do ta kenë aspak të lehtë.

Vllaznia në stërvitje
Vllaznia në stërvitje

Siç dihet Bylisit i mungojnë shumë lojtarë si pasojë e kartonëve të verdhë e të kuq në ndeshjet e fundit. Por organika falë merkatos së janarit është e dendur. Gjithsesi, do të jetë fusha e blertë si gjithnjë ajo që do të ndajë fatet e sfidës për mbijetesë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.