Bylisi fiton “in-extremis”!

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Bylis ka arritur një fitore të vuajtur ndaj Dinamos. Në pjesën e parë ishin miqtë që kaluan në avantazh me golin e mesfushorit Arifaj në të 24-tën. Ndeshja në 45 minuta regjistroj shifrat 1-0 për blutë.

Në pjesën e dytë Bylis hidhet në sulm dhe pas aksioneve të vazhdueshme vjen edhe goli i barazimit me anë të mesfushorit Agim Meto që shfrytëzon një pasim të saktë të sulmuesit Raboshta. Pas këtij momenti formacioni i trajnerit Igli Allmuça do të marrë një tjetër goditje me anë të Eyoh që pas një zënke me mbrojtësin Muskaj, në të 55-tën, e godet me kokë këtë të fundit dhe merr kartonin e kuq

Me 10-të lojtarë Dinamo mbrohet, ndërkohë që Bylis shton forcat sulmuese. Në fundin e takimit pas golit të mesfushorit  Kolgega, Bylis arrin një fitore me mjaft vlera dhe vazhdon të ndjekë Lushnjën që nga ana e saj do të përballet nesër në fushën e saj ndaj Elbasanit. /minuta90.com/

Bylis-Dinamo 2-1

Golat: Meto 54’, Kolgega 89’/ Arifaj 24’

Bylis: Memaj, Muskaj (Bowen 71’), Kuçi, Bilali, Mone, Meto (Kolgega 81’), Gava, Fejzaj (Ntephe 38’), Hyshmeri, Chukwuka, Raboshta (në dispozicion: Çimo, Metaj, Dervishi, Hyska) Tr: Eqerem Memushi

Dinamo: Birja, Rexhepi, Muça, Shaba, Shazivari, Caca (Osuagwu 90’+2), Arifaj, Gjata, Eyoh, Gërxho, Turdiu (në dispozicion: Çaka, Allmuça, Zefi, Myslimi, Murataj, Ikonomi) Tr: Igli Allmuça

Gjyqtarë: Indrit Myrtja, Melis Dervishi, Fisnik Thorja

Kartonë të verdhë: Muskaj 54’, Meto 71’/ Gjata 90’+3

Kartonë të kuq: Eyoh 55’

S'KA KOMENTE

Comments are closed.