Bylisi i Canajt nuk përmbahet ndaj Shkumbinit

0
SHPËRNDAJE
Loading...

bylNuk përmbahet Bylisi, që po kalon vërtet një periudhë pozitive në paraqitje e rezultate. Balshiotët janë shfaqur të pakursyer me gola në miqësoren e luajtur sot kundër Shkumbinit, brenda në Peqin. Plot katër herë ka shënuar skuadra e Agim Canajt, në sajë të Hoxhës (38′) dhe Zylyftarit, autor i një triplete (65′, 70′, 82′).
Ky ishte testi i dytë i vërtetë pas atij me skuadrën e Pogradecit, qytet ku ballshiotët do të vijojë përgatitjet deri me fillimin e kampionatit më 22 gusht dhe ku do të programojnë të tjera miqësore, natyrisht me kundërshtarë edhe më të fortë. Kujtojmë se javën e parë të Superiores, Bylisi do të udhëtojë në Kukës, për t’u përballur me nënkampionët e Shqipërisë. Një sfidë jo e lehtë, por që nëse do të vazhdojnë me këtë ritëm, djemtë e Canajt mund ta kalojnë pozitivisht.  Ndërkaq, pritet të vazhdojnë të vijnë të tjerë përforcime, kryesisht nga skuadrat që mbyllën aventurën europiane, megjithëse nuk përjashtohen edhe elementë nga tregu i huaj.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.