Bylisi “poker” ndaj Shkumbinit, Izuçuku dhuron spektakël

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Bylis nuk njeh pengesë në rrugën drejt Kategorisë Superiore. Mallakastriotët kanë mposhtur në sfidën e sotme Shkumbinin me rezultatin e pastër 4-1. Kjo fitore e ngjit skuadrën e trajnerit Marcello Troisi në krye të tabelës me pikë të barabarta me Lushnjën, nga 38 pikë secila.

Një Solomonson Izuçuku i pa papërmbajtshëm në ketë sfidë. Sulmuesi ka realizuar një tripletë në harkun e 44 minutave. Përkatësisht ne minutën e 4-t, 16’ dhe në 48-n me 11 metërsh.

Kristjan Prendi shënoi golin e 4 për vendasit ndërsa nga miqtë golin e nderit e shënoi Emiljano Lluca.

Sfida e ardhshme për Bylisin do të jetë një finale, pasi do të ndeshen me Lushnjën në transfertë, ku do të vendosen edhe fatet e skuadrës që do të ngjitet në Kategorinë Superiore. /minuta90.com/

Bylis-Shkumbini 4-1

Golat: Izuçuku 4’, 16’, (pen) 48’, Prendi 70’ / Lluca 86’

S'KA KOMENTE

Comments are closed.