Caleb Ekuban dëshiron Belgjikën ose Holandën

0
SHPËRNDAJE
Loading...


Partizani / Caleb Ekuban i ka dhënë shumë Partizanit, por edhe Partizani i ka dhënë shumë Caleb Ekuban, me sulmuesin ganez që nuk ngurron ta bëjë të qartë dicka të tillë në një intervistë për mediat italiane, më konkretisht për Gazzetta Di Mantova, ku pranon se Partizani është trampolina ideale për karrierën ndërsa shprehet: “Isha mësuar të luaja në Lega Pro, dhe papritur e gjeta veten në raundin e para të paraeliminatoreve të Championsit, kundër hungarezëve të Ferencvarosh, kaluam me penallti pasi kishim barazuar 2 herë 1-1 dhe një e shënova dhe unë. Raundin pasardhës u eliminuam nga Salzburgu, por të luaja në ato stadiume dhe në atë nivel më dukej një ëndërr”.

Ekuban nuk është se po shijon më pak edhe kampionatin ku po kërkon titullin me Partizanin, ndërsa evidenton se të kuqtë kanë një publik të apasionuar pas skuadrës, ndërsa është i kënaqur edhe në aspektin personal me 9 gola të shënuar në Superiore dhe 15 të tillë në të gjithë sezonin. Nuk mungon edhe një tjetër vlerësim për futbollin shqiptar, ndërsa thotë se 2-3 skuadrat e para të Superiores mund të luftonin shumë mirë për ngjitjen në Serinë A italiane, ndërsa për të ardhmen thekson se tani për tani dëshiron të kurorëzojë eksperiencën me të kuqtë, ndërsa në një plan më afatgjatë shrehet se më mirë sesa kthimi në Lega pro apo Serie B, do t’i pëlqente një kalim në Belgjikë apo Holandë, kampionate ku sic pranon Ekuban nuk ka munguar interesimi për shërbimet e tij.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.