Cana bëhet President i një klubi të Supërligës

0
SHPËRNDAJE

Agim Cana është zyrtarizuar edhe si presidenti i klubit të Vëllaznimit në Superligën e Kosovës. Lajmi kishte ditë që qarkullonte, por vetëm sonte konfirmimi ka ardhur nëpërmjet faqes zyrtare të klubit.

 

“Më në fund arriti lajmi bombastik. Agim Cana prej këtij momenti është kryetar i Klubit Futbollistik Vëllaznimi. Forca e FC Vëllaznimit”, thuhet në njoftim.

Agim Cana, babai i presidentit Lorik Cana, do të ketë edhe donator Ragip Xhakën. Klubi gjakovar mban pozitën e nëntë në Superligë, ndërsa për trajner po bisedon edhe Bylbyl Sokolin.

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU