Cana, debutim negativ te Nantes me humbje e…dy të kuq

0
SHPËRNDAJE

canaLKa qenë një debutim negativ për Lorik Canën te Nantes, të paktën përsa i takon rezultatit, përderisa Rennes ka fituar 0-2 brenda në fushën e skuadrës së kapitenit kuqezi. Faktikisht, gjithçka është prishur edhe nga dy kartonët e kuq që ka marrë Nantes. I pari nga Adryan në pjesën e dytë, ka bërë që loja të anojë nga miqtë nga Rennes, aq sa edhe kanë shënuar gol (65′), duke kapur në befasi mbrojtjen me në krye Canën. Më tej, pas kartonit tjetër të Sigthorsson, në fund ka ardhur edhe dyfishimi i rezultatit për kundërshtarët e Nantes, duke i shkaktuar Canës humbje në ndeshjen e parë të tij. Ai ka luajtur për 90 minuta. Ndërkohë që mungonte Lenjani, i cili pikërisht ndaj ish-skuadrës së tij, ishte i skualifikuar për shkak të kartonit të kuq që mori javën e kaluar.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.