Cana dhe Nantes rikthehen tek fitorja

0
SHPËRNDAJE

Legjionarët/ Ekipi i Nantes ka arritur të marrë një fitore mjaft të rëndësishme në kampionat teksa mposhti me rezultatin 0-1 Troyes në transferë. Ekipi i shqiptarëve Lorik Cana dhe Ermir Lenjani ka lënë pas atë barazim dramatik që morën në sekondat e fundit pas autgolit të kapitenit të Kombëtares kuqezi. Në ndeshjen e sotme në fushë ka qenë vetëm Cana i cili luajti për 90 minuta duke zhvilluar një paraqitje të shkëlqyer si për të larë gabimin e një ndeshje më parë.

Lorik Cana
Lorik Cana

Goli i shënuar nga Gillet në minutën e 42′ mjaftoi që Nantes të marrë një sukses të merituar duke bërë që të konsolidojë pozitat në mesin e renditjes. Ermir Lenjani ishte i grumbulluar në këtë përballje ,por nuk luajti për asnjë minut duke qëndruar gjatë të gjithë kohës në stol.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.