Cana, javës tjetër lihet i lirë nga Lacio

0
SHPËRNDAJE

lcanaJavën e tjetër vendoset me shumë mundësi divorci i Lorik Canës me Lacion. Sipas asaj që bëjnë me dije gazeta romane “Il Messagero”, me mbrojtësin shqiptar dhe babain e tij menaxher është caktuar një takim në ditët pas kësaj fundjave. Dhe flitet se nuk duhet të ketë probleme për ta lënë të lirë lojtarin, ndonëse ndryshe nga sa ishte thënë deri tani, presidenti bardhekaltër Lotito nuk është fort i bindur për t’ia dhënë në dorë kartonin mbrojtësit, përderisa dëshiron të përfitojë ndonjë gjë nga shitja e tij. Por me shumë mundësi, Cana do të largohet nga Lacio si lojtar i lirë, kjo edhe në sajë të presionit që i është bërë klubit nga i ati Agim Cana.
Ndërkohë nga ana tjetër mësohet se drejtori sportiv lacial Igli Tare, duket se tashmë ka gjetur edhe zëvendësuesin e mbrojtësit shqiptar. Mediat italane raportojnë se bë fjalë për mbrojtësin e Eintracht Frankfurt Carlos Zambrano, i cili pritet të jetë shpejt përforcimi i ri i Lacios.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.