Cana: Mbase gabova tek aksioni i golit

0
SHPËRNDAJE

Mbase ka qenë më i miri në fushë për skuadrën tonë kombëtare. Duele të fituara, pasime të saktë, një lider i padiskutuar, por ndodh që aksioni në minutat shtesë të ishte fatal për Lorik Canën. Pas një aksioni të miqëve Cana largon një top jo shumë i sigurtë, portugezët hidhen menjëherë në sulm dhe Eder kroson nga e djathta duke gjetur trupin e Agollit. Vjen një këndore e cila krosohet nga Quaresma dhe Veloso me kokë shënon 0-1. Fatale, por duhet të mësohemi edhe me humbje, futbolli ka njohur edhe fitore si ajo e Botërorit të fundit ku Gjermani shpartalloi 1-7 Brazilin në fushën e tij. Jo për të justifikuar kapitenin, por kësi gjërash ndodhin në futboll. Ajo që na shqetëson më shumë është sëmundja e vjetër e minutave të fundit.

10995298_956053407751205_374333922395732547_n

“Ishte mbase gabimi im tek aksioni i kornes që më pas solli edhe golin. Mendova mos ta largoja topin direkt që mos na vinte sërish aksioni menjëherë kundër, por sërish ishim 8 futbollistë të kthyer në prapavijë dhe nuk rrezikuam direkt. Por si pasojë e goditjes së këndit u ndëshkuam. Nuk ishim të përqendruar mirë në atë goditje këndi dhe pasojë i ndëshkuam. Tashmë duhet të shikojmë përpara, ndodh që mundemi edhe kështu. Kemi dhënë maksimumin tonë, jam shumë i kënaqur nga djemtë e skuadrës. Personalisht jap maksimumin për ngjyrat kuqezi edhe pse sot kam pasur probleme fizike në disa momente. Ne kemi obligim të shikojmë përpara dhe të kalojmë këtë moment të vështirë psikologjik. Krijuam raste shumë të mira për të shënuar, ishim shumë të kujdesshëm në prapavijë, por u ndëshkuam në fund. Nuk mund të jemi menjëherë skuadra më e mirë në botë, edhe do të humbasim.”

S'KA KOMENTE

Comments are closed.