Cana më larg Katarit, sheh nga Bundesliga ose Amerika

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Lorik Cana, më larg Katarit. Sipas asaj që bëjnë të ditur mediat italiane, gjatë orëve të fundit, një mundësi e tillë është praktikisht e sfumuar, duke bërë që kapiteni i Kombëtares Shqiptare të mendojë për një tjetër destinacion. Pikërisht, ishte ekipi Al Jaish i francezit Sabri Lamushi që kishte shfaqur interes konkret duke nisur bisedimet me lojtarin. Mirëpo mesa duket, palët nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët, duke e shtyrë mbrojtësin të mendojë për një tjetër destinacion.

Lorik Cana Lazio  Auronzo 13-07-2014  Football Calcio Amichevole. Pre season training. Lazio - Auronzo  Foto Insidefoto

Që prej fillimit të grumbullimit të bardhekaltërve, kapitteni kuqezi nuk është bashkuar me skuadrën, që po zhvillon fazën përgatitore në Kinë, ku fundjavën e ardhshme do të luhet Superkupa e Italisë. Për momentin, drejtuesit e klubit roman e kanë lënë të lirë të gjejë skuadër, më pas mund të prishin kontratën në mënyrë konsensuale. Tashmë duket se preferenca e vetë lojtarit është Bundesliga gjermane dhe andej pret një thirrje, me Shalken që mund të jetë një opsion. Por nuk përjashtohet as zgjedhja e ndonjë skuadre në kampionatin MLS të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në gjendje aktuale nuk parashikohet një ri-integrim i tij në kontigjentin e lojtarëve në dispozicion të Polit. Por në fund të gushtit mund të edhe të ketë ndonjë “prapakthehu”, nëse Cana s’do të arrijë dot të gjejë destinacionin e dëshiruar.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.