Cana në fushë, barazon Nantes

0
SHPËRNDAJE

Lorik Cana
Lorik Cana

Legjionarët/ Nantes nuk arriti dot të shkonte më shumë se një barazim 0-0 në transfertën e Bastias. Skuadra ku luajnë dy lojtarët e Kombëtares kuqezi, Lorik Cana dhe Ermir Lenjani nuk u rikthye tek fitorja pas barazimit ndaj Monacos, teksa vazhdoi me një tjetër hap fals. Në fushë për ekipin francez ishte vetëm kapiteni kuqezi, Lorik Cana por i cili nuk arriti dot t’a përfundojë ndeshjen deri në fund. Cana u zëvëndësua në minutën e 72′ duke lënë lojën pasi trajneri i tij armen. Deri në fund rezultati nuk do të ndryshonte dhe Nantes merr vetëm një pikë duke u larguar nga zona që të siguron një vend në Europa League. Ndërkohë Ermir Lenjani nuk ishte i pranishëm në këtë përballje.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.