Cana, në një skuadër me Casillas?

0
SHPËRNDAJE
Loading...

E ardhmja e Lorik Canës mund të jetë e ngjashme me atë të Iker Casillas. Me siguri mund të thuhet se kapiteni kuqezi do të largohet nga Seria A. Por sipas gazetës italiane “La Republica”, qëndrori i Lacios është pranë Portos, aty ku u transferua këtë verë edhe ikona spanjolle e Realit dhe të Kombëtares së Spanjës.
loriNjë lajm i mirë për liderin e Kombëtares kuqezi, që do të jetë edhe një herë në një tjetër kampionat kompetitiv, por mbi të gjitha në një skuadër që arrin gjithmonë të bëjë diferencën nga kampionati ku luan. Porto ka qenë gjithmonë surprizë në paraqitjet e saj në Evropa Ligë apo edhe në Ligë e Kampionëve: këtë vit merr pjesë në kompeticionin më prestigjoz europian. Ndërkaq, te Lacio lojtarët kanë filluar që të përzgjedhin numrat që do të mbajnë mbi shpinë. Fanella me numrin 27, atë që e ka mbajtur Lorik Cana në sezonin e shkuar, i është premtuar njërit prej lojtarëve që do të afrohen te bardhekaltrit, Patriç. Sinjal që Loriku është gjithmonë e më larg bardhekaltërve.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.