Canaj: Goli i shpejtë na corientoj

0
SHPËRNDAJE

“Pësuam gol shumë shpejtë dhe u coroditëm. Arritëm më pas të rekuperonim, por s’na fallen rastet e krijuara. Pjesën e dytë jam i pakënaqur me ata që u aktivizuan. Goli i dytë i vuri kapak, edhe pse patëm një shkëndijë tek 1-3. Tani duhet të shikojmë përpara, sepse kemi zhvilluar ndeshje shumë të forta në javët e fundit. Ka pak presion tek lojtarët, pikët arrihen me qetësi. Unë mbaj përgjegjësi për humbjen, por Skënderbeu është skuadër që mund të mposhti cdo kundërshtar. Disa lojtarë kanë ardhur me vones dhe s’po rekuperojnë ende aspektin fizik. Por sot aspekti psikologjik në dëmtoi, sepse goli i dytë s’na dha mundësin për të marrë veten sërish. Skënderbeu në ato raste që pati shënoi, ndërkohë që ne 8 raste para porte shënuam vetëm vetëm një. Fundi nuk ishte i mirë për ne.”

S'KA KOMENTE

Comments are closed.