Çani “gatuan” gjithçka tek Pisa

0
SHPËRNDAJE

Edgar Çani
Edgar Çani
Legjionarët/ Ish sulmuesi i Kombëtares kuqezi aktualisht pjesë e ekipit të Pisa, Edgar Çani ka qënë protagonisti kryesor në fitoren e skuadrës së tij në ndeshjen përballë ekipit të Ancones. Sulmuesi shqiptar ka shënuar golin e vetëm të ndeshjes në minutën e 20′, gol ky që ka mjaftuar për t’i dhënë fitoren e dytë rradhazi në po kaq ndeshje ekipit të drejtuar nga ish-milanisti Gennaro Gattuso. Pavarësisht shënimit të golit me vlerë tre pikët për ekipin e Pisës, Edgar Çani është bërë protagonist edhe në një mënyrë tjetër. Ai është ndëshkuar me karton të kuq në sekondat e fundit të takimit, duke marrë brënda dy minutash 2 kartona të verdhë njëri pas tjetrit, dhe duke e mbyllur në mënyrë të keqe një ditë që duhet të ishte e bukur për të.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.