Çani kthehet të stërvitet te fusha e… Tiranës

0
SHPËRNDAJE

Edgar Çani, ylli i Superiores që ende nuk po shndrit për shkak të një dëmtimi të mbartur nga sezoni i shkuar, tashmë është kthyer në një shqetësim madhor të Partizanit.

Sulmuesi, ish-anëtar i kombëtares, nuk ka mundur të japë më të mirën e vet, për shkak të problemeve fizike, ndaj klubi i kuq ia ka bërë të qartë se pas ndërprerjes së ndeshjeve ndërkombëtare do të vihen “pikat mbi i”. Nëse Çani qëndron në vendnumëro, Partizani mund të shkojë deri te prishja e kontratës.

Kjo ka bërë që Çani të nisë stërvitjen, por do ta bëjë në fushën me bar natyral të Tiranës. Partizani nuk ka një të tillë dhe ka kohë që stërvitet vetëm në fusha me bar sintetik, çka përbën problem në aspektin fizik, për lojtarë me probleme si të Çanit.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.