Capello: Juves i duhet shumë punë, Balotelli më pëlqeu në derbi

0
SHPËRNDAJE

Migjen+Basha+Juventus+v+Torino+FC+Serie+l6awTqhL2BMlNjë fillim kampionati suprizues, me Interin udhëheqës dhe të gjithë në ndjekje të zikaltërve, Juventus larg 8 pikë, në vështirësi të madhe pas lamtumirës së Pirlos, Vidal dhe Tevez. Për të gjitha këto tema ka folur Fabio Capello në mikrofonët e Sky Sport: “Inter është nisur mirë, më pak fat ka arritur të fitoj të trija ndeshjet. Ka lojtarë shumë të mirë, me Mancinin që di të zgjedh. Do të jenë kompetitivë deri në fund, duke parë se Juventus është në vonës edhe pse ka një potencial për të kryesuar. Janë shumë pikë për tu rekuperuar, këtë vit ka disa skuadra që luftojnë. Është Milan, Fiorentina dhe Napoli, që ka një potencial të madh, por edhe Lazio, që tani po e merr veten. Është një kampionat më i ekuilibruar se më parë. Pogba është problemi i Juves në sensin pozitiv. Të gjithë presin që të bëhet një lider dhe të marr në dorë skuadrën, që të përcjellë dëshirën dhe finalizimin që kishin Tevez dhe Vidal, por sigurisht edhe Pirlo. Është kjo që i mungon Juves, karakteristikat e këtyre 3 lojtarëve. Marchisio është një lojtar i shkëlqyer, mund të zëvëndësoj shumë mirë Pirlon. Nuk ka shumë të tjerë si ai. Roma nuk më pëlqeu në premierë ndaj Veronës. Herën e dytë me Juventusin, më pëlqyen shumë, ndërkohë që me Frosinonen ishin tërheqës. Shpresojmë që të kënaq kundër të mëdhave duke parë që do të luaj edhe me Barcelonën. Sa i takon Ballotelit, gjithmonë e kam thënë se varet nga vetë ai. Të gjithë e njohin kualitetin e tij, i ka munguar gjithnjë dëshira për të luftuar, që të vuaj dhe të ketë respekt për fanelën që mban veshur. Varet nga ai, por ajo që u pa në 30 minuta në derbi na tregoj një Balotelli spektakolar. Shpresojmë që do të rigjej veten, për të dhe për futbollin italian,”- është shprehur trajneri i famshëm Fabio Capello.Mario Balotelli

S'KA KOMENTE

Comments are closed.