Capello për Benzema: Është i përkëdheluri i Perez

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Fabio Capello nuk i ka kursyer kritikat në drejtim të Karim Benzema. Sulmuesi francez është gjithnjë në formacionin bazë të ndeshjeve të Realit të Madridit edhe pse këtë vend ndoshta e meritojnë më shumë lojtarët e tjerë.

Sipas Fabio Capellos që e ka drejtuar 2 herë Realin e Madridit, Benzema aktivizohet gjithnjë që nga minuta e parë nga Zidane, për faktin e thjeshtë se ai është i përkëdheluri i Florentino Perez.

“Të jesh i detyruar që të bësh një zgjedhje mes Benzema dhe Morata është një dilemë që çdo trajner dëshiron ta këtë”, tha Capello për “Fox Sports Italia”. “Mendoj se Zidane e ka gjetur zgjidhjen. E nis ndeshjen me Benzema për të kënaqur presidentin Perez pasi francezi është i përkëdheluri i tij. Më pas ai aktivizon Moratan që vendos fatin e ndeshjeve”.

Karim Benzema ka shënuar 4 gola në 12 ndeshje ku është aktivizuar, 9 nga të cilat i ka nisur që nga minuta e parë. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.