Carlo Ancelotti: Na eleminoi arbitri

0
SHPËRNDAJE
Loading...


Carlo Ancelotti, trajneri i Bayern Munich, ka qenë shumë kritik me gjyqtarin Viktor Kassai, të cilin e fajëson për humbjen në “Santiago Bernabeu” dhe eliminimin prej Ligës së Kampioneve.

“Në çerekfinalet e Champions-it duhet të caktohen gjyqtarë me cilësi më të lartë. Sonte arbitri nuk ka bërë një paraqitje të mire. Disa nga vendimet e tij na kanë lënduar shumë. Kartoni i dytë i verdhë i padrejtë për Vidal, dy gola në pozicion jashtë loje të Ronaldos, janë vërtet shumë në një ndeshje të këtij rangu.

Vetëm arbitri është fajtor për eliminimin tonë. Eshtë gjithmonë e vështirë për të luajtur me dhjetë lojtarë. Ne kemi luajtur dy ndeshje kaq padrejtësisht me një lojtar më pak ndaj Real Madridit. Fituesi i Champions-it përbëhet nga detaje të vogla. Ndoshta ne nuk kemi pasur edhe shumë fat.

Kartoni i kuq i Vidal? Lojtari duhet të jetë i qetë, sepse nuk e meritonte kartonin e dytë të verdhë. E pa gjithë bota që nuk ishte, vetëm për gjyqtarin Kassai po.

Jua them me siguri se do të ishim kualifikuar me një arbitrim të mirë. Neuer? E ka bërë detyrën e tij shumë mirë, pasi nuk është e lehtë për asnjë ekip, që të vijë në Madrid e të fitojë gjatë 90 minutave. Edhe Vidal, si i gjithë ekipi, është përpjekur të japë shpirtin në fushë, ishte mjaft i pranishëm në mesfushë. Loja e Artur ishte e mirë. Real Madridi në gjysmëfinale të Champions-it? Unë jam një tifoz i Realit dhe uroj më të mirën për të dhe Zizou.”

S'KA KOMENTE

Comments are closed.