Carlos Bacca mund të lërë Milanin këtë verë

0
SHPËRNDAJE
Loading...

milBacca
Atletico Madridi ka vazhduar të shpreh interesim për sulmuesin e Milanit, Carlos Bacca, por çmimi i tij paraqet problem për klubin spanjoll.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Atletico ka dërguar përfaqësues për bisedime në Itali, por çmimi prej 30 milionëve ka paraqitur problem për spanjollët, të cilët kanë ofruar 25 milionë euro së bashku me pagën e kolumbianit që paguhet 3.8 milionë euro në vit.

Milani insiston që ta shesë sulmuesin për 30 milionë euro, aq sa e kishte blerë nga Sevilla në vit më parë.

Bacca mbush 30 vjet në muajin shtator kurse në sezonin e tij debutues ai realizoi 18 gola në 38 paraqitje.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.