Carlos Bacca në “La Liga”

0
SHPËRNDAJE
loading...


Carlos Bacca do të largohet pas dy edicioneve nga skuadra e Milanit
Sulmuesi kolumbian, Carlos Bacca gjatë kësaj vere do të largohet nga Milan, pas dy viteve të dështuara në San Siro.

Fillimisht për të u interesuan dy skuadrat franceze PSG dhe Marseille, por në garë ka hyrë edhe një skuadër spanjolle.

Bëhet fjalë për skuadrën spanjolle Valencia, e cila do të tentojë transferimin e tij, shkruan La Gazzetta dello Sport.

Milan tashmë në vend të tij ka transferuar sulmuesin portugez Andre Silva dhe është pranë sulmuesit të Fiorentinas, Kalinic.

Silva në Milan u transferua para dy viteve për 30 milionë euro, ndërsa është i lirë të largohet për 25 milionë euro.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU