Carpi si i barabartë me Milanin

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Serie A/ Nuk ka zgjatur shumë entuziasmi tek Milan pas asaj fitoreje 0-1 në transfertën e Sampdorias. Skuadra kuqezi është ndalur mbrëmjen e sotme në një barazim pa gola nga Carpi i cili luan për mbijetesë. Ndeshja u dominua disi nga kuqezinjtë e Brocchit, por pa mundur dot të gjejnë rrugën e golit për të marrë fitoren e dëshiruar për të vijuar vazhdimësinë. AC Milan v Carpi FC - Serie AMe këtë barazim, që i bën më tepër pikë Carpit, Milan nuk arrin të marrë 3 pikët për t’u shkëputur nga Sassuolo dhe të vijojë të ndjekë Interin e Fiorentinën. Ndërkohë ekipi tjetër merr 1 pikë me vlera, teksa tashmë ka 32 pikë, 2 më shumë se vendi që të dërgon në Serie B.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.