CAS vendos për Rusinë

0
SHPËRNDAJE
Loading...

c4376Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë konfirmoi dënimin për 68 atletë rusë, të cilët ishin pezulluar nga Federata Ndërkombëtare pas raportit të parë të dopingut, të publikuar nga WADA në Nëntor të vitit të kaluar.

CAS-i hodhi poshtë apelin e atletëve rusë dhe e publikoi vendimin në faqen zyrtare. Kjo bën që Rusia të mos ketë asnjë përfaqësues të atletikës në Lojërat Olimpike “Rio 2016”, përveç Yulia Stepanova e cila bashkëpunoi me WADA-n duke akuzuar “dopingun shtetëror” dhe Darya Klischina-s në kërcim së gjati, që jeton dhe stërvitet në Shtetet e Bashkuara.

Të gjithë atletët e tjerë rusë, mes të cilëve edhe dy herë kampionia olimpike e kërcimit me shkop, Yelena Isinbayeva nuk u lejuan të konkurrojnë në evenimentin në Brazil, pavarësisht optimizmit që 34-vjeçarja kishte shfaqur pas seancës dëgjimore të së martës.

Pas Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv në Lozanë, tashmë është radha e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar. Prej kësaj të premte, kreu i këtij institucioni, Thomas Bach pritet të marrë masa ndaj sportit rus.

Konfirmimi i vendimit të Federatës Ndërkombëtare të Atletikës, për të lënë në shtëpi atletët rusë përveç pak emrave që nuk janë të inkriminuar, pritet të shoqërohet edhe me vendimet e federatave të tjera, për ti mbyllur derën të gjithë delegacionit rus.

Problemi është të qëndrimet kundër. Disa federata janë shprehur pro pjesëmarrjes së Rusisë, ndërsa amerikanët, anglezët dhe gjermanët pretendojnë përjashtimin e këtij vendi. Komiteti Olimpik Ndërkombëtar është mes “dy zjarreve” dhe synon të gjejë një zgjidhje të mesme, që për momentin nuk ekziston/Supersport.al

S'KA KOMENTE

Comments are closed.