Cassano kryen vizitat mjekësore me skuadrën e tij të re

0
SHPËRNDAJE

cassano

 

Pas shumë përpjekjesh dhe një tratative të gjatë, fillimisht me FantAntonion afër Sampdorias dhe më pas përgënjeshtrimi i presidentit Ferrero, më në fund duket se tratativa do të mbyllet pozitivisht. Antonio Cassano është shumë pranë Sampdorias dhe ka kryer ditën e sotme vizitat mjekësore për të konstatuar gjendjen e tij pas 6 muajsh pa aktivitet fizik. Për barezin është gati një kontratë 1 vjeçare prej 800 mijë euro në sezon dhe nëse gjërat shkojnë siç duhet atëherë me shumë mundësi marrëveshja do zyrtarizohet në fillim të javës që vjen. Kishte qenë trajneri Walter Zenga ai që kishte kundërshtuar afrimin e Cassanos por eliminimi nga Europa League ka bërë që pozicioni i trajnerit Italian të vihet në diskutim dhe Ferrero ka arritur të bindë FantAntonion ti bashkohet Sampdorias.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.