Çaste emocionuese në stërvitjen e Kombëtares (foto)

0
SHPËRNDAJE

Jo vetëm që stadiumi ka pasur qindra të pranishëm për të ndjekur nga afër përgatitjet e futbollistëve tanë kuqezinj që do të na përfaqësojnë në dy takimet e radhës ndaj Danimarkës e Portugalisë, por emocionuese kanë qenë edhe vetë sjelljet e lojtarëve tanë që sa vijnë e po dëshmojnë që janë krenari e kombit tonë (pavarësisht rezultateve pozitive apo negative).

Në stërvitjen e djeshme në Ca del Poggio të Italisë, futbollistët e Kombëtares kanë nënshkruar solemnisht flamurin tonë Kombëtar duke ngritur peshë shikuesit e shumtë. (Falenderojmë për fotografitë ish-futbollistin e Vllaznisë dhe Kombëtares sonë, z. Roland Luçi që po shoqëron nga afër ekipin tonë).

11987064_1209858852372928_1171519929970110008_n 11988733_1209858979039582_2860191676658198816_n

S'KA KOMENTE

Comments are closed.