Çdo ndodh me Flamurtarin? Skadoi afati për lekët e Gjokës

0
SHPËRNDAJE


Superiorja / Flamurtari duhet të shlyejë ish-trajnerin Ernest Gjoka dhe kjo duhej bërë për një periudhë prej 21 ditësh, afat që ka përfunduar.

Sot, ose nesër pritet të mblidhet Komisioni i Disiplinës, i cili duhet të marrë një vendim për vlonjatët, të cilët rrezikojnë t’u hiqen edhe gjashtë pikë të tjera.

Afati për Gjokën nuk është hera e parë që përfundon, teksa klubi vlonjat kishte pretendimet e tij dhe i paraqiti në Dhomën Kombëtare të Zgjidhjes së konflikteve, por ato ranë poshtë dhe u vendos që Gjoka duhej shlyer për 21 ditë.

Nga ana tjetër administratori Idrizi është treguar i qartë, duke u shprehur se nuk paguan më asnjë cent nga ato që nuk i takojnë atij, madje kërkon që t’i kthehen mbrapsht edhe borxhet e prapambetura që nuk i takojnë periudhës që ai ka marrë përsipër administrimin e klubit.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU