Çekiçi ndëshkon ish skuadrën

0
SHPËRNDAJE

Legjionarët/ Endri Çekiçi po kalon një formë të mirë tek Lokomotiva e Zagrebit pas huazimit tek kjo skuadër. Mesfushori i Kombëtares Shpresa ditën e sotme ka qenë protagonist në derbin e Zagrebit teksa ka ndëshkuar ish skuadrën e tij në përballjen që përfundoj me fitoren e Dinamos. Ndeshja Dinamo Zagreb – Lokomotiva Zagreb u mbyll me fitoren e vendasve me rezultatin 3-2. Pjaca kaloi në avantazh të dyfishtë vendasit në minutat 19′ dhe 31′, por në pjesën e dytë Endri Çekiçi i ndëshkoi ata duke ngushtuar distancën në 2-1.

Endri Çekiçi
Endri Çekiçi

Talenti shqiptar e dërgoi topin në rrjetë për të rihapur ndeshjen në minutën e 53′. Nuk kaluan as 3′ minuta dhe ndeshja u barazua në 2-2 duke vënë gjithçka në barazpeshë. Fiolic në minutën e 56′ e dërgoi topin në rrjetë, por kur ndeshja u mendua se do të përfundonte në barazim, Antre Coric shënoi një gol të vonë për t’i dhënë 3 pikët skuadrës së tij që vazhdon kryesimin. Ndërkohë në fushë ishin vetëm Prenga dhe Çekiçi, teksa Lokomotiva humbet vendin e 4-ët në renditje.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.