Celta Vigo fundos Barcelonën (Video)

0
SHPËRNDAJE

La Liga/

Celta Vigo – Barcelona 4-1
image
Celta ka shkatërruar Barcelonën në fushën e vet teksa e ka mposhtur me rezultatin 4-1. Ka qënë një super ndeshje e zhvilluar nga ekipi vëndas, që arrin të mposhtë një kundështar si katalanasit që vinin të pathyeshëm në javën e pestë të kampionatit. Iago Aspas ka qënë protagonisti kryesor i mbrëmjes teksa ka shënuar një dopietë në minutat 30′ dhe 56′. Dy golat e tjerë për Celta Vigon u shënuan Nolito 26′ dhe Guidetti në minutën e 83′. Neymar shënoi golin e vetëm të Barcelonës në minutën e 80′ pas një asist të Leo Meessit, por që ky gol nuk vlejti për asgjë, dhe nuk i ndihmoi katalanasit të shmangin një humbje turpëruese për ta.

https://youtu.be/tO0Nzfkm2Gc

Ndërkohë që Levante barazoi 2-2 në ndeshjen përballë ekipit të Eibar në një ndeshje mjaft të bukur. Ndeshja tjetër midis Rayo Vallecanos dhe Sporting Gijon përfundoi me fitoren e vëndasve me rezultatin 2-1.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.