Çështja “Bakaj” tashmë kthehet në humor

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Superiorja / Elis Bakaj nuk do të jetë në fushë për Vllazninë në ndeshjen vendimtare që shkodranët luajnë me Tiranën, ndërkohë që vendimi i sulmuesit ka ngjallur debate te shumta, por u ka dhënë mundësinë tifozëve, por jo vetëm, që të bëjnë edhe humor me vendimin e sulmuesit.

“Higuain dhe Khedira nuk luajnë kundër Realit në finalen e Champions sepse nuk ua bën zemra”, është një nga batutat në rrjetet sociale, ndërkohë që te Korabi me shaka futbollistët thonë se Ardit Hoxhaj nuk do të luajë ndaj Flamurtarit, skuadër së cilës i duhet fitorja nesër me Korabin për të shpëtuar nga rënia prej Superiores, sikurse shkruan “Sport Ekspres”.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.