Çështja Busic, FIFA “dhuratë’ Tiranës për 8 Marsin

0
SHPËRNDAJE

Tomislav Busic
Tomislav Busic

Superiorja/ Vazhdon sërish problemi i borxheve tek skuadra e Tiranës. Këtë rradhë FIFA ke vendosur t’i bëjë një “dhuratë” bardhebluve për 8 Marsin. Instuticioni më i lartë i futbollit botëror i ka vënë ultimatum skuadrës së Tiranës deri në këtë datë për të shlyer pagat e prapambetura të ish sulmuesit të saj në sezonin e kaluar, Tomislav Busic. Lojtari u largua në merkaton e verës nga bardheblutë teksa pretendonte se nuk ishte paguar rregullisht. Ai e dërgoi çështjen në FIFA ku edhe fitoi. Tashmë skuadrës së Tiranës i ka mbërritur ultimatumi se duhet të shlyejë brënda 1 javë borxhet që ka ndaj lojtarit për ndryshe do t’i zbriten 3 pikë nga renditja. Mesa duket tashmë po fillon që ndihet edhe ky problem tek bardheblutë pasi deri më tani kjo gjë nuk kishte ndodhur më parë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.