Çështja “Ernest Gjoka”, Flamurtari rrezikon sërish 6 pikë

0
SHPËRNDAJE

Flamurtari rrezikon sërish që t’i hiqen 6 pikë, pasi çështja ndaj ish-trajnerit Ernest Gjoka nuk është mbyllur. Lajmi i paralajmëruar i “Panorama Sport” para pak ditësh, është konfirmuar edhe nga vetë trajneri aktual i Kukësit.

“Nuk ka mbaruar kjo çështje. Ditën e hënë (6 shkurt) kam ballafaqimin e fundit me Flamurtarit.

Po merret avokati im me këtë çështje”,-është shprehur trajneri i Kukësit, Ernest Gjoka.

Kësisoj, Dhoma e Zgjidhjes së Konflikteve (DHZHK) në FSHF do të marrë një vendim për trajnerin, teksa Flamurtari i detyrohet 45 mijë euro. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.